Haradinaj: Finlanda ka dëshmuar partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e Kosovës
19 gusht 2025
| 12:01
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.
“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksova nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin tonë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se Finlanda ka dëshmuar partneritet të fuqishëm në shtetbërjen e vendit tonë dhe në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.



