Ancelotti u tregon ‘derën’ Modriqit dhe Krossit: Për ata ky është një vit tranzicioni te Reali

30 janar 2023 | 12:40

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se dy nga yjet e këtij ekipi, Luka Modriq e Toni Kross, tashmë konsiderohen si pjesë e tranzicionit. Duket se mesfushori kroat dhe ai gjerman kanë humbur vendin e titullarit te “los blancos”, pasi trajneri italian preferon më shumë Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos.

“Nëse Modriq e Kross qëndrojnë në stol nuk është thjesht çështje lodhjeje. Dy veteranët duhet të luftojnë për të pasur të sigurt vendin e titullarit. Ata e kuptojnë rolin e tyre në ekip dhe se çfarë unë kërkoj prej tyre. Ata e dinë se në ekip ka shumë kualitete dhe se për ta ky është një moment tranzicioni. Ata e dinë këtë gjë që kur ka nisur sezoni, pasi unë ua kam bërë të qartë rolin e tyre këtu”, ka thënë Ancelotti.

Modriqi është 37-vjeçar, ndërsa Krossi 33-vjeçar, ndaj aventura e tyre te Real Madrid është drejt fundit. Ndërkohë që, të rinjtë Camavinga, Ceballos e Tchouameni po bëhen titullarë të përhershëm. Gjithashtu, Real është pranë nënshkrimit me mesfushorin e ri anglez Jude Bellingham.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për…