Anderssoni, Ibrahimoviqit: Në kombëtare vendos unë

27 mars 2018 | 10:38

Aventura e Zlatan Ibrahimoviqit te skuadra e LA Galaxy nuk ka nisur ende, por që tani kanë nisur polemikat në lidhje me praninë e sulmuesit në Botërorin “Rusi 2018” me ekipin kombëtar.

Në një intervistë që sulmuesi 35-vjeçar ka dhënë pas zbarkimit në Los Anxhelos, ka thënë: “Për mua dera e ekipit kombëtar është gjithnjë e hapur. Nëse dëshiroj, mund të shkoj dhe të luaj në Rusi”. Por nuk është i këtij mendimi trajneri kombëtares suedeze të futbollit, Janne Andersson, që ka replikuar me kampionin suedez. “Nuk vendos ai. Zlatani është larguar nga Kombëtarja në vitin 2016. Nëse ka ndryshuar mendje duhet fillimisht të më kontaktojë mua dhe jo unë atë”, ka deklaruar ai.

Pra, mes sulmuesit dhe lojtarit ka nisur një betejë të ashpër për të treguar se kush është më i forti dhe se kush do të vendosë për praninë e Ibrahimoviqit për të qenë pjesë e kombëtares suedeze në botëror.

“Unë mendoj për skuadrën, për punën që është bërë dhe do të bëhet. Dua të bëjmë një paraqitje të mirë në botëror ashtu sikurse bëmë ndaj Italisë kur e eliminuam. Një gjë nuk e diskutoj: Këtu komandoj unë dhe ai që do t’i zgjidh lojtarët që do të shkojnë në botëror jam unë”, u shpreh më tej trajneri Janne Andersson. Kjo situatë duket se ka ndarë në mes edhe tifozët, që e admirojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, por e konsiderojnë jo të drejtë praninë e tij në kombëtares pas dy vjetësh pushim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të ditës së djeshme rreth arrestimit…