Anemia sideropenike te personat e moshës mbi 50 vjeç

12 maj 2022 | 21:44

Visar Zekaj

Përveç sistemeve të tjera të cilat mund të japin anemi sideropenike te moshat e shtyra, numër i madh i anemive mund të jenë si shkaktarë edhe sëmundjet e traktit digjestiv.

Sëmundjet e ezofagut si varikset ezofageale, strikturat e ezofagut, erozionet e shprehura tumoret dhe ulçerat e ezofagut po ashtu shkaktojnë anemi sideropenike. Ulçerat e lukthit dhe zorrës 12 gishtore, tumoret e lukthit, gastritet erozive, angiodiplazitë, gjendjet pas resekcionit të lukthit po ashtu japin anemi.

Tumoret e zorrëve të holla, divertikujt, tumori i zorrës së trashë, sëmundjet inflamatore të zorrëve (Morbus Crohn dhe Coliti ulceroz), hemorroidet etj., po ashtu japin anemi te moshat e shtyra.

Në foton më poshtë shihet tumori në zorrën e trashë (cekoascendent) te një pacient 65 vjeçar me histori njëvjeçare të anemisë dhe trajtimit me preparate të hekurit.

Prandaj anemitë sideropenike te moshat mbi 50 vjeçare është e rekomandueshme të kryejnë ekzaminime endoskopike për ta eleminuar shkaktarin e sëmundjeve të traktit digjestiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur…