Anëtarësimi në NATO, Turqia kërkon veprime konkrete nga Suedia dhe Finlanda

27 maj 2022 | 15:30

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Suedia dhe Finlanda duhet të ndërmarrin tani “hapa konkretë” për të zbutur shqetësimet e vendit të tij për sigurinë, në mënyrë që të tejkalojnë kundërshtimet e Ankarasë ndaj kandidimit të tyre për anëtarësim në NATO.

Aspiratat e vendeve për anëtarësim kërkojnë mbështetjen e të gjitha vendeve të NATO-s, por Turqia ka kundërshtuar hyrjen e Suedisë dhe Finlandës. Si arsye për këtë, Ankaraja ka përmendur mbështetjen e pretenduar për militantët kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë, si dhe kufizimet për shitjen e armëve për Turqinë.

Të dy këto vende nordike kanë hedhur poshtë pretendimet e Turqisë.

Cavusoglu ka thënë se qasja e formës “ne do ta bindim gjithsesi Turqinë me kohë, ne jemi miq dhe aleatë” nuk do të ishte e drejtë.

Ai ka këmbëngulur se “këto vende duhet të ndërmarrin hapa konkretë”.

Ministri i Jashtëm turk ka theksuar se “ne i kuptojmë shqetësimet e sigurisë të Finlandës dhe Suedisë, por…të gjithë duhet të kuptojnë gjithashtu shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë”.

Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës fqinje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer jetën e saj pas daljes…