Anëtarja më e re e NATO-s, do të nënshkruajë një pakt mbrojtës me Shtetet e Bashkuara

14 dhjetor 2023 | 22:51

Një hap i rëndësishëm në fushën e sigurisë po bëhet nga Finlanda, si anëtarja më e re e NATO-s, e cila ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo marrëveshje lejon Washingtonin të dërgojë trupa në vendin nordik, për të forcuar mbrojtjen e tij dhe për të ruajtur armët dhe pajisjet ushtarake.

Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, njoftoi se marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Mbrojtjes, Anti Hakkanen, të hënën më 18 dhjetor.

“Pakti i cili duhet të miratohet ende nga ligjvënësit francezë, është shumë domethënës për mbrojtjen dhe sigurinë e Finlandës”, tha Hakkanen, duke theksuar se marrëveshja është juridikisht e detyrueshme për të dyja palët.

Sipas marrëveshjes, Finlanda do t’u lejojë ushtarëve amerikanë të kenë qasje në 15 zona dhe objekte ushtarake që mbulojnë të gjithë vendin nordik, duke përfshirë bazën detare jugore dhe ajrore, si dhe zonën e stërvitjes në Lapland, në veriun e Arktikut.

Trupave amerikane u lejohet prania e përhershme dhe ushtrimet e rregullta në Finlandë, por nuk ka plane për të krijuar baza të përhershme ushtarake amerikane aty, thanë zyrtarët.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill, pas disa dekadave të mos-angazhimit ushtarak si rezultat i drejtpërdrejtë i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Edhe Suedia si anëtare e NATO-s ka aktualisht marrëveshje të ngjashme dypalëshe të mbrojtjes me SHBA-në, ndërsa Danimarka pritet ta bëjë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mashtrimet me bileta fluturimi nga agjenci fiktive kanë qenë jo…