Angli – Kosovë nuk luhet në “Wembley”

11 mars 2019 | 17:35

Ndeshja kualifikuese në mes Anglisë dhe Kosovës nuk do të luhet në “Wembley”-n mitik të Londrës.

Njoftimin e ka bërë Federata Angleze e Futbollit, duke thënë se vendtakimi i këtyre dy shteteve do të caktohet shumë shpejt.

Angli – Bullgari do të luhet në “Wembley”, sikurse edhe ndeshja Angli-Çeki, biletat për të cilën ndeshje tashmë pothuajse janë shitur. Përballja në mes Anglisë dhe Kosovës do të luhet më 10 shtator.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy bashkëkryesuesit e delegacionit për dialogun me Serbinë Fatmir Limaj…