Anglia sonte do të kërkojë fitoren e parë ndaj Spanjës pas 22 vitesh

08 shtator 2018 | 11:43

Angli-Spanjë është derbi i natës së sontme të Ligës së Kombeve e cila do të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45, transmeton Klan Kosova.

Tre Luanët nuk kanë humbur në shtëpi që nga marsi i vitit 2016 kur ata i mposhti Holanda, por anglezët nuk kanë ecuri të mirë kundër La Roja, pasi që fitoren e fundit ndaj tyre në ndeshje zyrtare e kanë në vitin 1996.

Ecuria e mirë e spanjollëve në dhjetë ndeshjet e fundit me po aq fitore nuk është shenjë e mirë për vendasit duke ditur se i pretë ndeshje e vështirë.

Në orarin e njëjtë sonte do të zhvillohen ndeshjet: Estoni-Greqi dhe Luksemburg-Moldavi.

Ndërsa në terminin e orës 18:00 do të luajnë: Zvicra-Islanda, Finlanda-Hungaria dhe Bjellorusia-San Marino.

E vetmja ndeshje që do të luhet nga ora 15:00 është ajo mes Irlandës Veriore dhe Bosnje e Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë me…