Annegret Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e Angela Merkelit në CDU

07 dhjetor 2018 | 17:41

Delegatët e kongresit të CDU-së kanë zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare të re të partisë, e cila do ta zëvendësojë Angela Merkelin në postin e partisë.

Annegret Kramp-Karrenbauer e ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të CDU-së.

Merkeli vazhdon të jetë kancelare e Gjermanisë.

Angela Merkel u largua nga posti i kryetares së partisë, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje.

“Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbajti një fjalim lamtumirës për Partinë…