Antonella Cavalieri: Dybala më tradhtoi

12 nëntor 2018 | 15:56

Paulo Dybala nuk ka shënuar dot kundër Milanit, të dielën në mbrëmje, por ka luajtur një ndeshje të mirë. Ylli argjentinas, pas largimit nga ish e dashura e tij, Antonella Cavalieri, ka pasur disa flirte, por duket se tani është angazhuar seriozisht me Oriana Sabatini, mbesën e tenistes së famshme argjentinase, Gabriela Sabatini.

Çdo gjë po shkon mirë për “La Joya” në fushën e blertë . Edhe në jetën private po ndodh kështu, pavarësisht se ish e dashura e tij kthehet të flasë për historinë e tyre, duke e quajtur tradhtar ish-sulmuesin e Palermos.

Antonella Cavalieri, në fakt, ka kaluar disa pushime me Dybala, ndërkohë që është kthyer të flasë për fundin e historisë me lojtarin e Juventusit: “Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka pasur marrëdhënie seksuale me vajza të tjera, por erdhi një moment, kur nuk mund t’i besoja më. E hoqa ‘perden’ që më kishte zënë sytë. Bëra gati valixhet dhe u largova prej tij”.

Tani, për argjentinasen e bukur është një projekt interesant, pasi ajo do të jetë pjesë e një filmi, që do të xhirohet në Abu Dhabi: “Ndihem shumë e lumtur këtu dhe sidomos për të qenë pjesë e këtij filmi fantastik. Sidoqoftë, jam e vendosur për të qëndruar në Itali. Do t’i luaj kartat e mia atje. Më pëlqen të punoj në TV. Italia iu ka sjellë tashmë fat bashkatdhetarëve të mia, si Belen Rodriguez dhe Wanda Nara. Ndoshta kjo ndodh edhe me mua”. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, përmes…