Anulohen dhjetëra fluturime në aeroportin e Amsterdamit shkaku i borës

03 dhjetor 2023 | 16:16

Dhjetëra fluturime nga dhe në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, janë anuluar të dielën për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite, raporton agjencia “Reuters”.

Uebfaqja e aeroportit rreth mesditës ka treguar se 150 fluturime janë anuluar. Ndërkohë kompania ajrore holandeze “KLM”, ka njoftuar përdoruesit, se ka anuluar 65 fluturime nëpër Evropë të parapara për sonte.

Bora ka shkaktuar rrëmujë edhe në aeroportin e Mynihut, ku janë anuluar shumë fluturime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e…