Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi, kjo është arsyeja

06 qershor 2022 | 00:07

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar.

Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën.

Këto burime konfirmojnë një raport të medias serbe që thoshte se ”Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën”.

E për këtë anulim të vizitës së ministrit rus, ka reaguar edhe ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo ka thënë se “Paralajmërimi i vizitës së tij para se të sigurohen lejet e fluturimit ajror mbi shtetet në fjalë, është poshtërim e turp për një Ministri të Jashtme ruse me eksperiencë mbi 30 vjeçare!”.

“Ministri i Jashtëm rus Lavrov anulon vizitën në Serbi pasiqë Bullgaria, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi nuk japin leje për fluturimin e tij drejt Serbisë.

Paralajmërimi i vizitës së tij para se të sigurohen lejet e fluturimit ajror mbi shtetet në fjalë, është poshtërim e turp për një Ministri të Jashtme ruse me eksperiencë mbi 30 vjeçare!”,  ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes me…