Apeli aprovon ankesën e avokatit Berisha, kthen në rivendosje vendimin e gjykatës në Ferizaj

02 gusht 2023 | 15:18

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë avokatit Besnik Berisha në çështjen penale kundër tij.

Apeli ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj me anë të një vendimi për rastin kundër avokatit Berisha.

Berisha ishte ngarkuar nga prokuroria me dyshime për tri vepra të ndryshme penale.

Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar shkresat e lëndës dhe ankesave të paraqitura, kishte vlerësuar – siç raporton “Sinjali” – se “aktvendimi i ankimuar duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, për shkak se i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sepse Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.”

Sipas aktvendimit në fjalë, te pjesa arsyetuese nuk ishin paraqitur në mënyrë “të qartë dhe të plotë” vlerësimet se në cilat fakte dhe prova ishte bazuar Gjykata kundër masave ndaj të pandehurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës i ka caktuar Dritan Goxhajt masës e…