Apeli lë në paraburgim burrin që vrau gruan dhe vajzën në Gjakovë

15 gusht 2018 | 11:25

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Pjetër Nrecaj.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 10.08.2018.

“P.N. po dyshohet nga ane e prokurorisë se ka kryer veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.11, si dhe veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjti kod”, është thënë në njoftim.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare janë qëlluar për vdekje në mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa i dyshuar për këtë është Pjetër Nrecaj, ish-bashkëshorti i viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) asnjëherë nuk ka qenë më…