Aplikacioni që parashikon tërmetet do të jetë gati në vitin 2022

20 qershor 2021 | 16:44

Deri në vitin 2022, “Google” do të bëjë të disponueshëm aplikacionin “Android Earthquake Alerts” me një përditësim të softuerit përkatës.

Bëhet fjalë për një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet sizmike në çdo “smartphone” për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut.

Sistemi përdor rrjetin e gjerë të telefonave inteligjentë Android për të mbledhur informacion. Në një kuptim, secili “smartphone android” është si një sizmograf, duke pasur parasysh se ka të gjithë sensorët brenda.

“Google” i përdor ato të dhëna së bashku për të zbuluar shenjat e hershme të një tërmeti dhe për të dërguar alarme te njerëzit e prekur potencialisht.

Aktualisht, sistemet “android” të paralajmërimit të tërmeteve po zgjerohen në Turqi, Filipine, Kazakistan, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

“Google” po premton gjithashtu që ta zgjerojë këtë veçori në “shumicën e vendeve” në gjysmën e parë të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do…