Apostolova: Hedhja e gazit lotsjellës kundër parimeve të BE-së

21 mars 2018 | 13:33

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kundër principeve të BE-së.

Ajo ka thënë së është e tronditur dhe e shokuar nga hedhja e gazit lotsjellës.

“Jam e tronditur dhe e shokuar me ketë që po ndodhë”, ka thënë ajo në një prononcim para gazetarëve të cilët janë duke e përcjellë nga afër seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

Më tutje ajo ka thënë se veprimet e tilla janë të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. “Unë e takova Albin Kurtin dhe ia shpreha pakënaqësinë me atë që po ndodhë”, ka thënë Apostolova.

Krejt në fund, ajo ka thënë se shpreson se sot do të kemi një vendim përfundimtar për demarkacionin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes sërish ka hedhur gazë lotsjellës në…