Apostolova: Komisionari Hahn vjen me mesazh të qartë për taksën

03 dhjetor 2018 | 11:40

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se mesazhi i komisionerit evropian për zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe.

Sipas Apostolovës, taksa prej 100 për qind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.

Këto komente ajo i ka bërë pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “ARC” me qendër në Britani bëri të njohur në…