Apostolova: Nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e gabuar

23 janar 2018 | 11:38

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka ritheksuar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të ndikojë në rrugën evropiane të Kosovës.

“Shfuqizimi i Speciales ka ndikim në rrugën evropiane të Kosovës. Kjo prek obligimet që Kosova ka marrë vite më parë. Shfuqizimi i ligjit shkakton mos kredibiltete dhe prek shumë sundimin e ligjit. Kjo është çështja kryesore ku do të donim të shohim rezultatet. Është momenti që Kosova të dëshmojë që është partner. Ne jemi miq të Kosovës. Ne dëshirojmë që ndikimi ndërkombëtar të zvogëlohet e Kosova të marr përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë ajo duke shtuar se iniciativa për shfuqizimin e kësaj gjykate është e gabuar.

“Nisma për t’i shfuqizuar Dhomat e Specializuara është nismë e gabuar dhe nuk është mënyra për ta bërë këtë. Shpresoj që politikanët të kuptojnë këtë më herët se sa më vonë. Dëshirojmë që Kosova t’ia dal mbanë, për këtë arsye ne kemi dhënë 100 milionë euro për çdo vit për popullin e Kosovës”, ka thënë Apostolova.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “TemA” ka botuar një shkrim nga personalitete të komunitetit…