Apostolova: Reforma e administratës publike, e dhimbshme por e nevojshme

17 qershor 2019 | 18:20

Nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë demokratike pa fuqizim të administratës publike. Kështu ka deklaruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova gjatë diskutimit “Etika në Administratën Publike”, të organizatës “FOL”.

Ajo ka thënë se reforma në administratën publike është e dhimbshme, por e nevojshme. Apostolova ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me emërimet e personave të ndryshëm në krye te agjencive për çështje pronësore.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për një reformë administrative, si në vendet evropiane.

Ai është shprehur se etika në administratën publike është shtyllë qendrore e Strategjisë për modernizimin e administratës publike 2015-2020. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim ka shqyrtuar të hënën kërkesat e Këshillit…