Apostolova thotë se liberalizimi do të ndodh një ditë

09 maj 2019 | 14:26

Kosova sot po shënon Ditën e Evropës, ani pse ende vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.

Sot kur po shënohet kjo ditë, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodh liberalizimi, derisa ka thënë se një ditë do të ndodh.

Ndryshe nga herët tjera, e rezervuar në dhënien e afateve se kur qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza ka qenë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Këto deklarime ato i kanë bërë në hapjen e panairit në ‘rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian’, ku përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, kanë prezantuar informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, si dhe informacione të tjera të vlefshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ishte në listën e të famshmëve të ftuar…