“Apple” gjobitet me 27 milionë dollarë

09 shkurt 2020 | 20:34

“Apple” është gjobitur me 27 milionë dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për konsumatorët.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se konsumatorët nuk ishin paralajmëruar, shkruan “BBC”.

Në vitin 2017, “Apple” konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.

Më pas, “Apple”,  tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me mbikqyrësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha sot se koha është…