Aprovohet prania e 10 mijë tifozëve në ‘Tokio 2020’

21 qershor 2021 | 15:33

Tokio po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, teksa Komiteti Organizativ i tyre ka marrë më në fund një vendim mjaft të rëndësishëm, që lidhet me praninë e publikut.

Kështu pasi u vendos që të mos lejohej asnjë tifoz jo japonez, ky Komitet aprovoi dje zyrtarisht praninë e një maksimumi prej 10 mijë tifozësh në çdo event të Lojërave Olimpike.

Vendimi është marrë në një mbledhje online, ku ishin të pranishëm Kreu i Komitetit Olimpik Thomas Bach, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike dhe ministrja e sporteve Tamayo Marukawa.

Sipas vendimit, tifozët nuk do të lejohet të ekzaltohen e festojnë në tribuna, janë të detyruar të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë dhe menjëherë pasi të dalin nga impiantet sportive, duhet të shkojnë në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arrestohet personi i dyshuar i cili tentoi të kalojë ilegalisht…