AQP-ja: Tenderi nuk ka të bëjë me blerjen e produkteve serbe

19 janar 2019 | 13:45

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka bërë me dije se kanë lëshuar një gabim teknik në lidhje me tenderin për bërjen e disa produkteve.

Sipas kësaj agjencie, ky tender nuk ka të bëjë me blerjen e asnjë produkti nga Serbia ashtu siç është raportuar në medie.

Sqarimi i plotë i AQP-së:

Në lidhje me artikullin e publikuar në gazetën “Zëri” të datës 19.01.2019, e shoh të rrugës qe te informoj opinion e gjerë se Agjencia Qendrore e Prokurimit, sipas Ligjit te Prokurimit Publik, neni 95, është Institucioni i cili merret me udhëheqjen e aktiviteteve te prokurimit në emër te te gjitha Autoriteteve Kontraktuese të Republikës se Kosovës.

Para inicimit te aktiviteteve të prokurimit, AQP grumbullon kërkesat nga AK-ese dhe me pas inicion aktivitetin e prokurimit.

Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë grumbullimit te kërkesave nga AK-së ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bërëlëshim teknik pasi nuk kanë modifikuar shabllonin në përputhje me rrethanat.

Sidoqoftë, specifikimi teknik është ne përputhje me nenin 28 te LPP-së pasi sipas këtij neni përcaktimi i specifikimeve teknike që i referohet një prodhim specifik mund të përdorët në raste të veçanta, nëse referenca e tillë përcjellët me fjalët “ose e barasvlershme/ekuivalente”, e që në rastin konkret fjala “ekuivalent” është e shënuar ne specifikimin teknik.

Gjithashtu, ju informoj, se pasi AQP ka vërejtur ketë gabim teknik, AQP ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik. AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull nëketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë.

Lëshimet e tilla teknike nuk do të tolerohen në te ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dyshimin…