Nitaj: Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin

19 janar 2019 | 13:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dyshimin e tij se sindikata e arsimit e përfaqësonë arsimin.

“Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut!
Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare. Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik. Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon.

“Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë! Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të zgjedhjeve vendore e kur gjithë vëmendja është…