A do të rikandidojë Veliaj për Tiranën? Çfarë paralajmëroi sot Rama

19 janar 2019 | 12:19

Në prag të zgjedhjeve vendore e kur gjithë vëmendja është e përqëndruar në rikandimimin e mundshëm të kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për një mandat tjetër të kryetari të bashkisë, por sërish i la vend dyshimeve.

I bindur se PS-ja do të fitojë Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit,  Rama tha se Kampusi Universitar do të përfundojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë, por nuk përmendi asnjë emër mbi kandidatin konkret, transmeton “Ballkan Web”.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe…