Arabia raporton dy vdekje nga koronavirusi

21 mars 2020 | 10:13

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar dy vdekje të para të dy të infektuarve të shkaktuara nga koronavirusi, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë dhe e Parandalimit në një njoftim në “Twitter”.

Njëri prej tyre ishte një shtetas saudit 78 vjeçar i cili kishte mbërritur aty nga Evropa. Shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër që erdhi mes ndërlikimeve të lidhura me COVID 19.

Rasti i dytë ishte një 58-vjeçar, banues në Emiratet e Bashkuara, nga Azia, që vuante nga sëmundja e zemrës dhe dështimi i veshkave.

Në këtë shtet ka gjithsej 140 raste të të prekurve me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se të…