Arbana pyet Fifin se çfarë fitove nga kjo eksperiencë në BBV? Fifi: Përgjigjen po ta jap sot, kam fituar…

10 dhjetor 2021 | 11:39

BIG BROTHER- Ish-konkurrentja e Big Brother këngëtarja Filloreta Raçi ose e njohur si Fifi, pas vendimit për t’u larguar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ ka vendosur të shkojë në Lipjan.

Teksa është surprizuar nga fansat e saj për këngën më të re të hedhur në treg , Fifi I ka dërguar prej aty një mesazh moderators së Big Brother, Arbana Osmanit.

Teksa kujtojmë se Arbana Osmani e pyeti në prime Fifin se çfarë kishte fituar nga kjo eksperiencë sot këngëtarja  ka një përgjigje, duke shkruar krahas videos se ka fituar emocione dhe jetë, dashrinë e fansave të saj.

“Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë… Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, -shkruan Fifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Re e KEK-ut është duke protestuar para ndërtesës…