Arben Beqiri mposhti sëmundjen, i rikthehet futbollit

17 shtator 2020 | 12:06

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka njoftuar se portieri i Trepçës ’89, Arben Beqiri është shëruar plotësisht.

Kryetari i ShMDFK-së, Visar Zogiani ka zhvilluar një takim me portierin Beqiri, i cili e falënderoi shoqatën dhe të gjithë ata që e ndihmuan gjatë kohës kur ishte i sëmur.

“Njoftojmë gjithë opinionin futbolldashës por edhe më gjerë se portieri i KF Trepça ’89, Arben Beqiri është shëruar plotësisht. Ai në një takim me kryetarin e ShMDFK, Visar Zogiani shprehu falënderimet e tij dhe të familjes për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kontribuuan në çfarëdo lloj forme që Arbeni së pari të jetë pranë familjes si dhe t’i kthehet profesionit të tij, futbollit. Edhe ne si Shoqatë ju falënderojmë të gjithëve që ju keni përgjigjur pozitivisht iniciativës tonë dhe lutemi që mos të kemi raste të tilla më”, thuhet në njoftimin e ShMDFK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëlindja e parë larg familjes “royal” për Princin Harry, që…