Arben Imami kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës

06 maj 2021 | 14:20

Grupimi për Partinë Demokratike ka kërkuar që Lulzim Basha të largohet nga drejtimi i selisë blu. Pjesë e këtij grupimi janë emra të njohur mes demokratëve, nga Bujar Nishani e Arben Imami, tek Edith Harxhi, Ibsen Elezi, Indrit Hoxha, Bisslim Ahmetaj, Edivn Kulluri dhe Arben Ristani.

Në fjalën e tij, ish-deputeti Arben Imami tha se ky grupim do të bëjë më shumë se gjithçka për ta larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë.

Ai foli me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së .“Do të jetë vrima e miut 500 groshë nëse mendon se në koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vodhën votat, jo do hyjnë në parlament, jo nuk do hyjmë në parlament etj”, ka deklaruar ai.

Sipas Imamit, e vetmja rrugë e ndershme dhe e drejtë është dorëheqja e Bashës.

Kjo,sipas tij, i shërben edhe partisë./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi duket çdo ditë e më afër qëndrimit te…