Arben Mustafa, KQM-PDK: Shqetësuese, mbi 1 miliard euro u detyruan qytetarët të marrin overdraft në banka gjatë qeverisë Kurti

27 janar 2024 | 12:37

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, ka paraqitur shifra shqetësuese për futjen e qytetarëve dhe bizneseve në overdrafte nëpër banka gjatë 3 viteve të fundit.

“Detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje (overdraft) nga llogaritë e tyre bankare, prej kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Albin Kurti, është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend”, tha Mustafa.

Ai ka spjeguar se për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%.

“Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”, tha Mustafa.

Ai tha se gjendja e qyterëve të Kosovës sipas të dhënave faktike është rënduar shumë, ndërsa sipas propagandës së qeverisë dhe eksponentëve të VV-së jemi bërë vend për “lakmi”.

“Kjo qeveri po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë – asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët!”, tha Mustafa.

https://www.facebook.com/share/p/u8sgKAu3vo3HUkxx/?mibextid=9R9pXO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë arrestuar nënë e bijë në Pejë, pasi të njëjtat…