Arben Vitia: Do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët

18 tetor 2021 | 19:49

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka reaguar pas shkuarjes në balotazh me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Prishtina mbrëmë e ka vlerësuar planin e LV-së për kryeqytetin, duke e vendosur në avantazh në këtë garë.

“Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Vitisë:

Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë.
Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturen e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme.
Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur.
Prishtina mbrëmë e ka vlerësuar planin tonë për kryeqytetin, duke na vendosur në avantazh në këtë garë. Ne jemi të gatshëm dhe do të jemi në ballë të sfidës së re të vendosur nga qytetarët.
Në katër javët që kemi përpara do të jemi në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet tona për kryeqytetin. Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën.
Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh.
Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë e detyruar të luajë…