Anglia, 100 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë, ja pse s’përfiton Shqipëria

18 tetor 2021 | 19:39

Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë e detyruar të luajë të paktën një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të incidenteve që shkaktuan huliganët anglezë në sfidën finale të Europianit përballë Italisë.

UEFA ka urdhëruar FA-në, organin drejtues të futbollit anglez, që një ndeshje të radhës ta luajë pa tifozëve, si dhe e ka gjobitur 100 mijë euro për skenat kaotike që u panë në finalen e Kampionatit Evropian.

FA reagoi sot se është “shumë e keqardhur” që huliganët ishin në gjendje të hynin në stadium dhe theksoi se ajo vazhdon të punojë me autoritetet për t’i vendosur para përgjegjësisë.

Ndeshja e Anglisë që do të luhet pa tifozë, në fakt, nuk do të jetë ajo e radhës ndaj Shqipërisë në 12 nëntor, por në Ligën e Kombeve qershorin e ardhshëm, pasi dënimi është për kompeticionet që organizohen nga UEFA (eliminatoret e Botërorit organizohen nga FIFA).

Anglia mund të luajë pa tifozë ndaj Francës, Spanjës, Italisë ose Belgjikës.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së Agim Aliut në Ferizaj, kryetari i PDK-së,…