Arben Zharku shkarkohet nga pozita e drejtorit të QKK-së

19 gusht 2021 | 19:22

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku është shkarkuar nga pozita e drejtorit.

Shkarkimi i Zharkut ka ardh pas  një suspendimi kohë më parë nga Komisioni Disiplinor.

Lajmin për shkarkimin e Zharkut e kanë konfirmuar zyrtarët nga QKK-ja.

Komisioni disiplinor i krijuar në kuadër të Qendrës Kinematografike ka vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda.

Ky komision u krijua pas disa ankesave të ardhura nga komuniteti, ndërsa Zharku u pezullua nga pozita e tij në fund të muajit korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga kryeministri…