Arbenita ndez rrjete sociale me fotosesionin e ri

30 tetor 2023 | 15:21

Modelja simpatike shqiptare, Arbenita, po qëndron tejet aktive në rrjetet e saj sociale.

Përherë duke sjellë fotosesione të mrekullueshme, bukuroshja kësaj here erdhi me një dukje të re, më ndryshe se të tjerat.

Me një fustan të zi shumë të shkurtë dhe me dorëza të gjata, Arbenita shfaqi linjat e saj perfekte.

E veçanta e kësaj dukjeje ishte stili i ri i flokëve. Modelja u shfaq me një ngjyrë të murrmë të flokëve, e cila e bënte Arbenitën të dukej shumë tërheqëse.

Ajo vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të komentuar të estradës, si për nga karriera, por edhe nga ngjarjet e fundit të jetës së saj personale.

Modelja kohët e fundit ishte e përfshirë në disa zënka me ish-partnerin e saj Feron, por gjithashtu edhe me reperin Unikkatil, pasi kjo e publikoi një bisedë private.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram
Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës dhuroi përballjen mes…