Ardita Idrizaj synon edhe një mandat në asamble komunale

02 shtator 2021 | 16:32

Ardita Idrizaj që është këshilltare komunale në Istog nga radhët e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) dhe anëtare në komitetin për politikë dhe financa, ka vendosur që të rikandidoj edhe për një mandat për asamble komunale.

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Bekë Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se Ardita ka qenë zë i pandalshëm në zgjidhjen e problemeve, dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve në qytetin e Istogut.

“Znj. Ardita gjatë mandatit të saj 4 vjeçar si këshilltare komunale dhe njëkohësisht si anëtare e Komitetit për politikë dhe financa , ka finalizuar shumë projekte për komunitetin prej nga vjen, dhe shumë të tjera janë në proces. Ardita ka qenë zë i pandalshëm në zgjidhjen e problemeve, dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve, duke dëshmuar cilësi dhe përvojë në procese të ndryshme vendimmarrëse”, ka shkruar Berisha.

Ardita Idrizaj i ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik, në Universitetin “Hasan Prishtina”. Ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Lubozhdë. Aktualisht  është Këshilltare në Kuvendin Komunal në Istog, si dhe anëtare në Komitetin për politikë dhe financa.

“Ndjej përgjegjësi morale, që të vazhdoj të jem zë i qytetarëve të komunës sime dhe të jem në shërbimin e tyre”, ka thënë Idrizaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës…