Argëtim me lojën e futbollit

29 mars 2019 | 15:29

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon t’u kushtojë vëmendje dhe përkujdesje fëmijëve me nevoja të veçanta në kuadër të programit të UEFA-s “Grassroots”.

Ashtu sikurse në vitin e kaluar edhe sivjet po mbahen aktivitetet me shtresa të ndryshme të shoqërisë nën moton “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë”.

Gjatë ditë së sotme në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, u mbajt aktiviteti argëtues me fëmijët e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, ku gjatë dy orëve fëmijët u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe lojëra të ndryshme nën përkujdesjen e trajnerëve si dhe pedagogëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në…