Argjentina me shkëlqim kualifikohet në finale të Botërorit

13 dhjetor 2022 | 22:01

Argjentina ka dhuruar spektakël e në fund e ka siguruar një biletë për në finalen e Botërorit, pasi e mposhti me rezultat 3-0 Kroacinë, rival ky që deri më sot u kishte hapur punë shumë skuadrave.

Goli i parë do vinte prej futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili merr përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe tregohet i saktë në minutën e 34-të.

Kundërsulmi vrasës brenda pjesës së parë nga kombëtarja e “Albiceleste” përfundon me gol nga ylli i Cityt, Alvarez. Në pjesën e dytë, gjërat do ishin akoma më të thjeshta, pasi sërish Alvarez do vuloste një herë e mirë fatet e këtij takimi pas një asistimi nga njeriu i magjishëm, Leo Messi.

Argjentina shkon kështu në finale, ku do presë fituesin nga ndeshja mes Francës dhe Maroku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit…