Argjentinë-Kroaci, ja parashikimi i Mourinhos

21 qershor 2018 | 11:08

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka fjalë të mira për ekipin kroat, madje beson se mund ta mposhtë sonte Argjentinën e Lionel Messit.

“Kroacia është një ekip me lojtarë të talentuar dhe me përvojë që luajnë në klubet më të mira të botës. Mendoj se në vitet e fundit nuk i kanë kushtuar mjaftueshëm rëndësi për të krijuar gjeneratën e ardhshme, por ata ende kanë një grup lojtarësh, veçanërisht në mesfushë, të cilët janë ndër më të mirët në botë. Argjentina është Argjentina, por mendoj se Kroacia ka një ekip që mund të bëjë një lojë të vështirë për Argjentinasit”, ka deklaruar Mourinho.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova këtë vit do të…