Ariana Grande paralajmëron album të ri për këtë verë

02 maj 2018 | 22:54

Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka thënë se dëshiron të sjellë dritë në jetët tona përmes albumit të saj të ri, në intervistën e saj të parë që nga sulmi në Manchester.

Ajo nuk ka folur drejtpërdrejtë për sulmin me bombë, megjithatë është parë tejet emocionale kur komediani Jimmy Fallon ka diskutuar për këtë gjë gjatë intervistës.

Ylli i popit paralajmëroi publikimin e albumit të ri të quajtur “Sweetener” për këtë verë.

“Ky album është për ndriçimin e situatave të ndryshme, që të sjellësh dritë në jetën e dikujt, apo për dikë që sjellë dritë në jetën tuaj. Ëmbëlsim i situatave”, është shprehur këngëtarja.

24 vjeçarja gjatë kësaj interviste nuk ka dhënë më shumë detaje rreth inspirimit për këtë album.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë jemi sadopak kurioz kur bie fjala tek vendi…