Ariana Musliu-Shoshi ia kujton Kurtit se ka lënë në harresë çështjen e të pagjeturve

23 prill 2024 | 21:24

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Musliu – Shoshi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para një kohe kishte thënë se “Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera”, por tani ai as nuk i takon asnjëherë familjarët e të zhdukurve me dhunë dhe as nuk diskuton për këtë çështje me Serbinë.

“Albin Kurti deklaronte se “Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera”, por Albini kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me DHUNË as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka treguar se projektligji për këtë çështje është duke u shtyrë në komision nga muaji në muaj.

“Sa i përket iniciativës për persona të zhdukur me dhunë, gjatë luftës, kanë ngelur pa ndonjë iniciativë dhe si temë e fjetur nga kjo Qeveri. Se sa i kanë dhënë rëndësi, mjafton të marrim parasysh projektligjin që ka pasur të dorëzohet në maj të viti 2023, pastaj është shtyrë për në nëntor të vitit 2023, ku është jashtëzakonisht e dhimbshme që ky projektligj tani është në agjendën legjislative tek në dhjetor të vitit 2024”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni është plotësisht i fokusuar në zë dhe fjalët e…