ARIF SEFERI VEPRIMTAR I MADH KOMBËTAR

26 nëntor 2023 | 14:25

Ismet Sylejmani

(pjesë nga shkrimi im i datës 26 Nëntor 2017, takimi dhe njohja e parë me anëtarin e LPK-së nga Kumanova, shokun dhe bashkëveprimtarin, Heroin e Kombit Arif Seferi).

Me vendim të Udhëheqjes së LPK-së isha caktuar të udhëtoja zyrtarisht në Shqipëri!
Kjo vizitë bëhej, pasi në konferencën e dytë të jashtëzakonshme të Pararojës së Lëvizjes Popullore të Kosovës të mbajtur më 4 shkurt 1991 te Mullini në Prapashticë të Prishtinës, ishin hedhur themelet e fillimit të përgatitjes së luftës së armatosur çlirimtare kundër Jugosllavisë pushtuese!

Më 9 qershor të vitit 1991 me Arif Seferin u takuam në Stacionin e Autobusëve në kryeqendrën e Kosovës Lindore, në Preshevë!
Zyrtarisht në dy delegacione ilegale politiko-patriotike të LPK-së, unë kam qenë dy herë me Arif Seferin në Shqipëri!

Për herë të parë me Arif Seferin jemi takuar në Preshevë!

Deri në Stacionin e Autobusëve në Preshevë, nga Gjilani, më ka dërguar shoku im e kryetari i Këshillit të Rrethit të Gjilanit dhe Anamoravës të LPRK-së, Xhevat Qerimi!

Arif Seferi ka ardhur me një shok të tij nga Kumanova me veturë dhe më ka marrë në Stacionin e Autobusëve në Preshevë!

Nga aty kemi shkuar në Kumanovë në shtëpinë e Arifit, pastaj kemi vazhduar për në Shqipëri, në linjën Titoveles, Manastir, Follorinë,Kapshticë, Korçë, Elbasan, Qafë Krabe dhe Tiranë!

Kemi zhvilluar takime me drejtuesin e lartë të sektorit për Kosovën pranë Komitetit Qendror të PPSh-së, Kristaq Porodinin, pastaj me ish-kryetarin e presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Haxhi Lleshin, me ish-ministren e Arsimit të Shqipërisë, Tefta Camin, me personalitetin e shquar Sylë Baholli dhe me përkthyesin e delegacionit të Enver Hoxhës në Kinë, prof. dr. Aleksander Xhorxhi!

Vizita jonë e parë i ka paraprirë edhe vizitës së të dytë që është zhvilluar në Shqipëri në shtator të po të njëjtit vit 1991!

Herën e dytë jemi shkuar me veturën “Ford Taunus”, ngjyrë të verdhë, pronë e bacës Ahmet Haxhiu dhe me Xhavit Hazirin në Kumanovë në shtëpinë e Arif Seferit!
Aty kemi qëndruar nja dy deri tri orë, dhe jemi nisur të gjithë për në Shqipëri!
Me bacën Ahmet Haxhiun, Xhavit Hazirin, Arif Seferin, kemi lëvizur në të njëjtën rrugë për në Shqipëri sikur herën e parë që kemi shkuar me Arif Seferin!

Në vizitën e dytë, përpos Kristaq Porodinit që na ka pritur dhe kemi zhvilluar takim me të në Tiranë, në Tiranë delegacionit tonë i është bashkuar anëtari i Kryesisë së LPK-së – Dega jashtë vendit, Xhavit Haliti, i cili, me vendim të organizatës, kishte ardhur enkas për vizitën në Shqipëri!

Arif Seferin me Nazmi Hoxhën dhe Xhevat Qerimin i kam njoftuar unë!
Ata janë takuar edhe në Gjilan edhe në Kumanovë!

Me Nazmiun dhe Xhevatin ata janë nisur për në Bullgari për blerje të armatimit për përgatitje dhe fillim të luftës çlirimtare kundër Serbisë!

Në kufirin në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë është arrestuar Arif Seferi dhe është dërguar në burgun e Idrizoves ku, pas torturave, i gjallë nga burgu nuk ka dalë!

Lavdi e përjetshme shokut e bashkëveprimtarit tim, Heroit të Kombit Arif Seferi!

Prishtinë, 26 nëntor 2017

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saga rreth të ardhmes së Manchester United po i kushton…