Arifi: Deklaratat e Serbisë janë në kundërshtim të plotë me frymën e dialogut

06 qershor 2018 | 11:59

Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka reaguar ndaj deklarimeve të zyrtarëve serbe lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, këto deklarime janë në kundërshtim të plotë më frymën dhe karakterin e dialogut.

Arifi ka bërë me dije se Serbia po vazhdon ta mbajë peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe sipas tij, për këtë çështje janë të informuar të gjithë akterët relevant.

Ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët, duke thënë se ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve.

“Deklarata nga Serbia gjithmonë janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe karakterin e dialogut. Serbia vazhdon ta mbajë peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë akterët relevantë, përfshirë Berlinin zyrtar. Ky sensibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t’i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne. Kosova mbetet e përkushtuar që t’i përmbushë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, por njëkohësisht kërkojmë pa asnjë përjashtim përmbushjen e të gjitha obligimeve nga të tjerët. Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës, konkretisht “VALA” edhe gjatë këtij sezoni verorë,…