‘VALA’ mirëpret bashkatdhetarët

06 qershor 2018 | 11:55

Telekomi i Kosovës, konkretisht “VALA” edhe gjatë këtij sezoni verorë, mirëpret bashkatdhetarët në pikat kufitare, duke u ofruar shërbime dhe befasi të këndshme.

Edhe këtë vit sikurse vitet paraprake, Telekomi i Kosovës, “VALA” ka filluar me vendosjen e pikave të shitjes (kioska) në pikat kufitare, në mënyrë që bashkatdhetarët të mund të pajisen me SIM kartela dhe mbushje, menjëherë posa të vijnë në vendlindje.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, gjatë takimit me disa bashkatdhetarë në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ka të thënë janë duke kontribuuar për lehtësimin e komunikimit për diasporën.

“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpresim bashkatdhetarët tanë, të cilët në kohët me të vështira dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë. Prandaj, kjo që po bëjmë sot, është veçse një kontribut shumë modest që për qëllim ka lehtësimin e komunikimit gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje”, ka thënë Kiqina.

SIM kartelat e dedikuara për bashkatdhetarët janë më të veçanta, pasi përmbajnë afat më të gjatë vlefshmërie dhe mundësi më të leverdishme komunikimi me vendet prej nga ata vijnë.

Pikat e shitjes në kufi, konkretisht të Dheu i Bardhë, Merdare dhe Vërmicë, do të jenë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve deri më 15 shtator 2018, kur edhe pritet që pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Përveç SIM kartelave për bashkatdhetarët, nëpër pikat e shitjes në kufi, të gjithë konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë numra të rinj, kartela gërvishtëse e rimbushje, por edhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për pakot “Prepaid” dhe “Postpaid” të ofruara nga “VALA”.

Telekomi i Kosovës, “VALA”, si çdoherë tjetër do të vazhdojë të jetë sa më afër bashkatdhetarëve, por edhe të gjithë konsumatorëve, duke u përzgjedhur shërbime dhe oferta atraktive dhe shumë cilësore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim…