Kurti: EULEX-i ka dështuar

06 qershor 2018 | 11:53

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in, si dhe për dimensionin social e ekonomik të vendit.

Kurti ka theksuar se për shtetndërtimin dhe zhvillimin bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB, që sipas tij, po premtohet pa mbulesë.

Ai ka thënë se tani kur shënohet një dekadë e punës së EULEX-it, ky mision ka dështuar sa i përket krimeve të luftës dhe krimeve të paqes.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka takuar sot…