Arifi: Dialogu Kosovë-Serbi rifillon në fund të muajit shkurt

03 shkurt 2018 | 10:32

U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

Mirëpo, shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se dialogu pritet të rifilloj shumë shpejt.

Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënoj kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi”, tregoi Arifi për Telegrafin.

Ndryshe, ky dialog ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi pritet të shqyrtohet…