Arifi mban takim online me ministrin e Bujqësisë, diskutohet për mbështetjen e fermerëve

11 shtator 2020 | 11:06

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, ka mbajtur një takim online me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kryetarët e komunave dhe drejtorët e DBPZHR-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe vështirësitë që po ballafaqohen fermerët e të gjitha komunave gjatë periudhës së pandemisë.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, ka falënderuar ministrin Besian Mustafa, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj fermerëve dhe komunave. “Sot, së bashku me kryetarët e komunave dhe drejtorët e bujqësisë, kemi mbajtur një takim online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, me të cilët biseduam për sfidat dhe vështirësitë që po ballafaqohen fermerët në këtë kohë pandemie. Falënderova ministrin Mustafa për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunat. I jam mirënjohës për gatishmërinë e treguar përgjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ai.

Gjithashtu drejtori Arifi ia ka drejtuar edhe disa kërkesa ministrit. “Kërkesat tona për Ministrinë e Bujqësisë janë: Kërkova nga ministri që të hapen tregjet për shitjen e kafshëve, të bëhet sa më shpejtë kompenzimi i dëmeve nga breshëri, një çështje tjetër që është kërkesë e fermerëve dhe drejtorisë, është që të mos vonohen pagesat direkte për subvencione për këtë vit, të bëhet vlerësimi si dhe shpallja e rezultateve për aplikacionet e dorëzuara në fazën e parë për grante 2020”, u shpreh ai. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin…