Arifi thotë se këshilltarja e Kurtit nuk i ka paguar faturat e mbeturinave dhe ujit që nga viti 2017

10 tetor 2023 | 13:49

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, ka kërkuar nga këshilltarja e kryeministri  Albin Kurti, Ardita Sinani, që t’i paguajë taksat komunale, konkretisht faturat për mbeturina dhe për ujë të pijshëm.

Ai në “Facebook” ka shkruar se Sinani nuk i ka paguar këto obligime që nga viti 2017.

“Që nga viti 2017 nuk ka paguar asnjëherë taksat komunale në ndërmarrjen publike ‘Moravica’ dhe tani ka një borxh prej 231.226,90 dinarë (rreth 2000 euro). Madje, nuk ka paguar as atëherë kur ishte kryetare e Komunës së Preshevës”, ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë i Arifit:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në internet është publikuar një video e re e hyrjes…