Arkeologët zbulojnë një skelet pa kokë në Pompei

02 qershor 10:39

Sipas informatave të parkut arkeologjik italian skeleti i një mashkulli që po përpiqej të shpëtonte nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas krishtit, por që u godit nga një gur i madh, është zbulimi i fundit dhe dramatik në zonën e Pompeit, në jug të Italisë.

Eshtrat janë gjetur në zonën e Regio V në kthesën mes rrugës së Ballkoneve, zbuluar kohët e fundit dhe rrugës së Dasmës së Argjendtë, një zonë në të cilën arkeologët po punonin në ato momente.

Është viktima e parë që del në këtë vend, – u shpreh Massimo Osanna, – si dhe është një dëshmitar shumë dramatik i shpërthimit që ka qenë fshehur për dy mijëvjeçarë.

Analizat e para treguan se eshtrat i përkasin një mashkulli mbi të 30-t me probleme në një këmbë që e penguan të lëvizte, çka i ka vështirësuar edhe arratisjen.

Paraqet lezione në kockën e tibias, në të cilën kishte një infeksion kockor. Megjithatë sipas vrojtimeve të para i ka mbijetuar shirave të rërës, gurëve, hirit dhe zjarrit që vinin nga vullkani.

Por nuk mundi t’i shpëtonte dhunës së mëvonshme që erdhi nga shpërthimi, është gjetur pa kokë në katin e parë të ndërtesës mbuluar nga një shtresë fragmentesh vullkanike.

Gjithçka tregon se vdiq i goditur nga një gur, ndoshta nga një arkitra që e ka goditur në pjesën e pasme duke e shtypur.

Sipas Ossana-s përpos emocioneve që ngjall ky zbulim lejon të njihet më saktë historia dhe qytetërimi i epokës, të krahasohen patologjitë dhe stili i jetës, dinamika e shpërthimit të vullkanit. Ministri i kulturës e cilësoi zbulimin të jashtëzakonshëm dhe një simbol i rilindjes të kësaj zone arkeologjike.

Në gërmimet e fundit kanë dalë në dritë tri ndërtesa me ballkone të mëdha, anfora vere dhe mozaikë si dhe skeleti i një kali dhe i një fëmije që është përpjekur të fshihet nga zjarri dhe hiri dhe që mund të japin më shumë elemente jete në këtë qytet të fshirë plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka raste të infektimit me virusin e etheve hemorragjike,…