Arlinda largohet Istogu

27 janar 2019 | 11:29

Arlinda Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e KHF Istogut.

Njëra ndër hendbollistet më të mira që ka pas klubi i Istogut deri më tani nuk është me pjesë e këtij klubi.

Tre herë radhazi pivotmenja më e mirë e Kosovës, Arlinda Krasniqi ka vendosur që jetën ta vazhdoj në Zvicër ku pritet të jetoj në të ardhmen. Krasiniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e Istogut dhe është ndër hendbollistet më meritore për rezultatet e klubit.

KHF Istogu i ka dëshiruar Arlindës të gjitha të mirat, duke e falënderuar dhe duke qenë mirënjohës për kontributin e saj për klubin dhe qytetin e Istogut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se…