Armë, municion dhe pajisje të tjera ushtarake – Policia ekspozon armatimin e gjetur në vendin ku qëndroi grupi i terroristëve

25 shtator 2023 | 12:28

Policia e Kosovës ka ekspozuar një pjesë të armëve e municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan. Policia kishte njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.

“Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj”, ka njoftuar policia.

Policia e Kosovës më 24 shtator është sulmuar nga grupe kriminale në veri, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic është plagos dhe një është lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi sot është…